Zvicër, ndahen me sukses binjaket siameze me peshën më të vogël

Është hera e parë në botë që të ndahen dy foshnja me një peshë dhe madhësi kaq të vogël (2200 gramë së bashku).
Një ekip mjekësh të Spitalit Universitar të Bernës “Inselspital” ia kanë dalë t`u shpëtojnë jetën binjakeve siameze Maya dhe Lidia, duke i ndarë ato përmes një ndërhyrjeje të komplikuar kirurgjike.

Ky operacion i realizuar më 15 dhjetor por që publikohet vetëm tani, konsiderohet si diçka e rrallë jo vetëm për Zvicrën. Siç shkruan gazeta “Sonntagszeitung”, dy foshnjet e lindura para kohe kishin qenë të lidhura përmes mëlçisë dhe e ndanin një cipë të përbashkët zemrës.

Ato ishin lindur tetë javë para kohës ndërsa ndarja operative tyre është bërë tetë ditë pas lindjes.Të dyja së bashku peshonin vetëm 2200 gramë dhe zemrat e tyre ishin vetëm katër centimetra të mëdha.
Është hera e parë në botë që të ndahen dy foshnja me një peshë dhe madhësi kaq të vogël, shkruajnë mediet zvicerane.

Në kushte normale në botë mjekët presin që foshnjat siameze t`i ndajnë vetëm pasi që ato t`i kenë mbushur tre deri gjashtë muaj. Por në spitalin e Bernës kjo mundësi nuk ekzistonte pasi që gjendja e binjakeve po përkeqësohej dukshëm. Në operacionin që ka zgjatur pesë orë kanë marrë pjesë edhe dy kirurgë të fëmijëve nga Spitali Universitar i Gjenevës (HUG).

“Ne nuk mund të prisnim më gjatë”, ka thënë Steffen Berger, kryemjek ne kirurgjinë e fëmijëve në Inselspital, ndërsa shton se: “Ndryshe, fëmijët do të vdisnin shume shpejt”. Vetëm tri raste të binjakëve siamezë të shpëtuar pas ndarjes me operacion janë regjistruar në Zvicër gjatë 30 viteve të fundit.

“Mundësia e vdekjes në një operacion të tillë është 80 për qind”, thotë dr. Berger.
Ndërkaq, Maya dhe Lydia përveç që kanë mbijetuar, po zhvillohen normalisht. “Jemi tepër të gëzuar. Ndjehem si i lindur për së dytit”; thotë babai i binjakeve siameze të Bernës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button