I vetmi buzëkuq që i përshtatet çdo lloj fytyre (FOTO)

Buzëkuqi i errët është i guximshëm, madje për shumë mund të duket edhe i frikshëm për pamjen e re që të jep. Shumë femra nuk e marrin mundimin ta provojnë sepse mendojnë që nuancat e errëta i tregojnë ato më të vrazhda. Megjithatë, ka edhe të tjera që ngurojnë për të vendosur buzëkuq të errët në buzët e tyre, sepse nuk kanë gjetur nuancën e duhur të së errëtës.

KarminiMakeup aristja dhe fotografja e blogut “Beauty Is Boring”, Robin Black, e ka gjetur ngjyrën perfekte të së errëtës që i shkon çdo lloj toni lëkure.

Zgjedhja e saj është një nuncë e balancuar e vishnjës së errët. (Tom Ford Lip Color Festa VIP Matte, Black Dahlia).

Po pse i shkon ky lloj buzëkuqi çdo lloj fytyre?

Sepse “ka nuanca të balancuara” – vishnjë e errët pak e ftohtë, por edhe provokuese dhe joshëse në të njëjtën kohë. “Më pëlqen ta shoh fytyrën si një galeri, ndërsa buzëkuqin si një vepër arti” – thotë Black për revistën “Elle”.

“Ky lloj buzëkuqi të siguron një pamje joshëse dhe të fortë, ndërsa pjesën tjetër të fytyrës e lë shumë të pastër. Gjithçka theksohet vetëm tek buzët. Kjo lloj nuance, nga ana tjetër, është edhe komode sa i përket veshjes që do të zgjedhësh, sepse kombinohet me çdo lloj ngjyre që mund të zgjedhësh. Para përdorimit, përdor një hidratant për buzët në mënyrë që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë dhe t’i mbajë buzët të buta.

 

 

 

Fytyra

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button