Nikoliç e quan Kosovën shtet të krijuar nga terrorizmi

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, e ka lëshuar rëndë gjuhën e tij kur e ka barazuar Kosovën me ISISi-in, duke mos ngurruar ta quajë shtet terrorist.

Në Addis Abeba të Etiopisë, ku ndodhet për një vizitë në kuadër të një mbledhjeje të unionit afrikan, Nikoliç tha njohja e pavarësisë së Kosovës ka shërbyer si model për ata që kanë formuar Shtetin Islamik.

“Më duket se njohja e një shteti të ashtuquajtur, i krijuar përmes terrorizmit, u ka shërbyer atyre që kanë formuar të ashtuquajturin Shtet Islamik. U ka shërbyer si model përmes së cilit presin që edhe ata një ditë dikush t’i njoh”.

Po ashtu,Nikoliç përmendi dhe bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit, kur tha se pala kosovare nuk është e gatshme të zbatojnë ato për të cilat është dakorduar në Bruksel, pra Asociacionin, sipas tij është një domosdoshmëri brenda Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button