Arrest me burg për Spiro Kserën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. E njëjta masë u dha edhe për Artevis Menen, bashkëpunëtorin e tij, ndërsa masa “detyrim paraqitjeje” u caktua për Pranvera Lilën.

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe disa prej ish-vartësve të tij të arrestuar u paraqitën sot në orën 13:00 në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tyre.

Sipas prokurorisë ka dyshime serioze se ish-ministri ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Vjedhja nga buxhetit i shtetit, sipas organit të akuzës, është në shumën e 30 milionë lekëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button