Sonte derbi Milan-Inter, dy skuadrat kërkojnë fitore

E diela e futbollit europian kulmon me Milan-Inter. Derbi i Madoninës dikur mahnitëse gjithë botën, sot ka humbur shumë nga shkëlqimi i kohëve të arta, por luhet me synimin për ti kthyer ato sërish.

Është një udhëkryq sezoni mes dy skuadrave që luhaten mes shumë drithijesh dhe kërkojnë Europën, Interi në Champions, Milani ndoshta dhe në Europa League, misione që për tu arritur kanë nevojë për vetëbesimin dhe forcën që karikon një fitore në derbi.

Milani do të futet në fushë me Bonaventuran dhe Aleks, në mesfushë do të luajë dhe Kucka, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Bacca- Niang.

Ndërsa, Interi pritet që të hedhë menjëherë në fushë blerjen e fundit Eder. Në modulin 4-3-1-2 ishi i Sampdorias do të jetë përkrah Icardit dhe Lajic në sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button