“Uniteti” themeloi degën në Gostivar

Partia politike “Uniteti” mbrëmë në qytetin e Gostivarit themeloi degën e saj për këtë komunë. Kuvendarët e Gostivarit në mënyrë aklamative zgjodhën për Kryetare profesoreshën dhe doktorante shkencash Mujeser Iljazi, e cila njëherit është edhe pasardhësja e drejtpërdrejtë e figurës emblematike të Gostivarit, Xhemë Hasa Gostivari.

Kryetarja e sapozgjedhur u zotua para të pranishmëve se bashkarisht me të gjithë gostivarasit dhe me kryesinë e “Unitetit” do të mundohet t’ia ktheje këtij qyteti si dhe të gjithë shqiptarëve në vend dinjitetin që ata pa të drejtë e kanë humbur si dhe të ofrojë standarde europiane për jetë.

Në fjalën përshëndetëse Kryetari i partisë Gjeneral Gëzim Ostreni potencoi nevojën e mobilizimit të shqiptarëve pasi që, sipas tij, gjendja momentale është më e vështirë se ajo e paraluftës dhe nevojitet aktivizim i çdo potenciali për tejkalimin e situatës së rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button