Greqia e Tsipras tradhëton Palestinën, bëhet aleate me Izraelin

U mbajt në Qipro samiti trepalësh midis kryeministrit izraelit, atij grek Tsipras dhe presidentit të Qipros, Anastasiades.

Samiti u parapri nga firmosja para dy ditësh e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe midis Athinës dhe Tel Avivit. Tsiprasi, një i majtë, ka lidhur një aleancë me Izraelin, që nga ekonomia deri të bashkëpunimi ushtarak, të cilën nuk do të kishin ditur apo nuk kishin dashur ta bënin as liderët grekë të së djathtës.

Kryefjala e samitit në Qipro ishte “gazi”. Tre vendet kanë lajmëruar krijimin e një komiteti për të studiuar mundësitë që gazi natyral, i cili gjendet në ujërat midis Izraelit dhe Qipros, të sillet në Europë përmes Greqisë.

Pavarësisht prioriteteve që patën temat në lidhje me ekonominë, marrëveshjet e arritura në Nikozia janë më të gjëra, e kanë të bëjnë edhe me çështjet e sigurisë.

Nëse afërsia midis Qipros dhe Izraelit, në funksion të kundërshtimit të Turqisë, është e ditur prej kohësh, bashkëpunimi i ngushtë midis Greqisë dhe shtetit hebre është diçka e re.

Për dekada të tëra, Athina ka qenë hapur filo-palestineze. Ndërrimi i kursit të saj ka krijuar shqetësime në samitin e OÇP-së (Organizatës për Çlirimin e Palestinës), saqë ish-ministri i punëve të jashtme, Nabil Shaath ka hedhur dyshime në faqet e të përditshmes Haaretz nëse “Greqia do ta tradhëtojë Palestinën”.

Greqia ka nevojë t’i japë një shtysë ekonimisë së saj të shkatërruar, por, ka shkruar Shaath, “përfitimet ekonomike afatshkurtra nuk duhet të dëmtojnë një miqësi të thellë e të vyer”. Një miqësi midis dy popujve, ka theksuar ai, “midis grekëve dhe palestinezëve… fatkeqësisht kjo marrëdhënie ka filluar të ndyshojë.”

Në mes të janarit, Greqia sëbashku me disa vende të Europës Lindore, me kërkesë të Netanjahut, janë munduar të bllokojnë një rezolutë të ministrave të jashtëm të BE-së që thekson edhe njëherë ndarjen territoriale mes Izraelit dhe kolonive që kanë ndërtuar në territoret e pushtuara.

 Nga: Michele Giorgio, Near East News Agency  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button