USSH në takim vjetor me studentët

Mbrëmë në Shkup, Unioni Studentor Shqiptar organizoi takim vjetor me studentët. Sipas tyre, qëllimi i takimit është përafrimi dhe njohja e studentëve mes veti si dhe me sfidat studentore.

“USSH gjatë këtyre takimeve vjetore prezanton edhe punën e saj njëvjeçare si dhe shpalos programin e veprimit dhe funksionimit për vitin 2016. Risi e këtij takimi ishte edhe shpërndarja e çertifikatave si rezultat e kryerjes me sukses të aktivitetit të fundit, ligjërata përgatitore për edukim dhe aftësim organizativ të studentëve. Po ashtu, u shpërndan edhe mirënjohje për ata që kanë kontribuar dhe kanë qenë në mbështetje të USSH-së, dhe në veçanti në krah të studentëve dhe aktiviteteve studentore”, thuhet në kumtesën e Unionit Studentor Shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button