Prokuroria Speciale dhe Janeva paralajmërojnë padi për shpifje dhe ofendim

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në njoftim për opinionin shpreh shqetësimin për mënyrën e informimit nga disa mediume, lidhur me punën e PSP dhe prokurores Katica Janeva. Krahas demantit për mediume të caktuara nga Prokuroria speciale paralajmërojnë ngritjen e procedurës civile për shpifje dhe ofendim si dhe procedura penale për paraqitje të rrejshme të veprës penale, njofton Portalb.

“Kjo Prokurori Publike, edhe pse ishte cak i sulmeve të pabaza edhe në periudhën e kaluar, tregoi nivel të lartë të tolerancës ndaj personave që publikojnë të pavërteta, ofendime, shpifje dhe shërbeheshin me fjalor të urrejtjes ndaj Prokurorisë. Duke pasur parasysh se apelet e shumtë nga ana jonë nuk dhanë frytin e dëshiruar, ndërsa është shumë e rëndësishme që të mbrohet integriteti dhe siguria e prokurorëve publik dhe familjeve të tyre, njoftojmë opinionin se në periudhën e ardhshme kundër disa personave të caktuar do të ngriten procedura përkatëse civile për shpifje dhe ofendim si dhe procedura penale për paraqitje të rrejshme të veprës penale” thuhet në njoftimin e PSP-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button