Ndalet Liria, Rabotniçki tani është lider

Më në fund edhe ekipi basketbollstik i Lirisë ka pësuar disfatë edhe atë në duelin derbi të kampionatit, ku në sallën “Parku i Qytetit”, Rabotniçki ishte ajo që i dha disfatën e parë ekipit shqiptarë.

Sipas rrjedhës së lojës Liria është parë që këtë ndeshje do ta humbë që në çerekun e tretë, e cila përfundoi me një diferencë të madhe për nikoqirët, 24:9, ndërsa rezultati përfundimtarë ishte 87:71.

Liria çerekun e parë e fitoi me 5 pikë diferencë, 20:25,ndërsa në të dytin forcat ishin të barabartë duke e përmbyllur këtë prridh me 20:20. Edhe çereku i fundit u takoi nikoqirëve, që u mbyll me rezultat 21:15.
Te Rabotniçkit më të dalluar ishin Kenzheviç me 22 dhe Sokolov 21 pikë, ndërsa te Liria malazezi Mijoviç shënoi 15 dhe Tasosvki 13 pikë, Karakolev 11 dhe Gjurishiq 10. Ndoshta një prej arsyeve që edhe Liria pësoi disfatë ishte edhe paraqitja e dobët e amerikanit Tyron Nared, i cili në të gjitha ndeshjet e mëparshme ishte i pa kompromis, kësaj radhe shënoi vetëm dy pikë. Liria tani është e dyta në tabelë me 1 pikë më pak se lideri Rabotniçki, ndërsa të shtunën që vjen e pret dhe një ndeshje tjetër derbi, kur do në Shkup do të luajë kundër ekipit të Kumanovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button