Basha në Asamblenë e PPE -së: “Reforma në Drejtësi, peng i Edi Ramës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane. Në takimet me drejtues të PPE -së, Basha theksoi se vendi është mbërthyer nga kriza ekonomike dhe niveli i lartë i korrupsionit.

Ai tha se Shqipëria ka nevojë imediate për Reformën në Drejtësi, e cila sipas tij, është peng i vullnetit të munguar të Edi Ramës.

Vetë mazhoranca, tha zoti Basha, është e përçarë në dy drafte, pasi Rama nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë. Kjo, theksoi lideri i opozitës, do të ishte fatale për vendin, sepse përtej kapjes politike, do ta vendoste drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button