Basha pjesë e PPE-së: Rama pengues i reformës në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Ai shprehu vendosmërinë e PD-së për reformën në drejtësi në takimet që pati me përfaqësues të PPE-së, njofton Top Channel.

“Kjo situatë e paprecedentë në këto 25 vite e bën dhe më të domosdoshme dhe imediate reformën në drejtësi e cila është peng i vullnetit të munguar të Edi Ramës”. “Vetë mazhoranca”. tha zoti Basha “është e përçarë në dy drafte pasi Rama nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë”.

“Kjo”, theksoi lideri i opozitës, “do të ishte fatale për vendin sepse përtej kapjes politike do ta vendoste drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit që sot bëjnë ligjin në vend”.

Ai është takuar me Presidentin e PPE-së, Joseph Daul, sekretarin e përgjithshëm Antonio Lopez- Isturiz, zëvendëspresidentin David Mecalister, kryetarin e komisionit të jashtëm të PE-së, Elmar Brok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button