RDK kritikoi LSDM-në për mos zbardhjen e rastit “Monstra”

Sipas zëdhënësit të RDK-së, Artan Dika, populli ka kthyer shpresën të ndërkombëtarët për shkak të humbjes së besimit ndaj partisë që i përfaqëson kurse LSDM-ja nga ana tjetër zhgënjeu shqiptarët duke nxitur pritshmëri që nuk i realizoi për zbardhjen e rastit “Monstra”, njofton Alst M.

“Një pjesë e përgjegjësisë ose të paktën një pjesë llogarie shqiptarët kanë edhe ndaj LSDM-së për mos-zbardhjen e çështjeve. Ajo që u tha se është e vërteta për Maqedoninë, faktikisht në 99 % të rasteve doli si e vërteta për VMRO-në me shumë pak materiale të nxjerra për BDI-në të cilat mjaftueshëm tregojnë se kemi të bëjmë për një parti të korruptuar, të kapur dhe e cila ka hipoteka të rënda”, deklaroi Artan Dika, zëdhënës i RDK-së.

Ndaj akuzave të Dikës për mos –zbardhjen e rastit “Monstra” reagoi Sugarevski i cili tha se gjitha materialet e nevojshme tashme ndodhen në duart e prokurorisë special.

Lexo:  Monstra, familjarët shpresojnë që pas zgjedhjeve do të zgjidhet fati i të burgosurve

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button