Këta janë 100 mjekët që po hetohen për rryshfet

Një listë prej 100 mjekësh në Kosovë është duke e hetuar Prokuroria, për të cilët besohet se janë përfshirë në dhënie të ryshfetit.

Marrja e parave në mënyrë jo të ligjshme është bërë kryesisht me qëllim që në spitalet e tyre të referohen pacientë nga sektori publik për të kryer procedura të koronarografisë dhe stentimit.

Ministri i Ambientit, Ferid Agani, është njëri nga të dyshuarit e Prokurorisë, në rastin “Stentat”, ndërsa i dyshuar është edhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

Sipas të njëjtit raport, mjekët që punonin në institucionet publike, për referim të pacientëve në “International Medicine Hospital”, kishin marrë ryshfet këto shuma të të hollave:

Gani Bajraktari 21985 euro, Nexhmi Zeqiri, 4750 euro, Daut Gorani 1125 euro, Elfedin Muhaxheri 7850 euro, Lulzim Kamberi 3100 euro, Reshat Emra 2535 euro, Murat Abazi 1500 euro, Sami Gjoka 3950 euro, Faik Shatri 5150 euro, Rexhep Manaj 2150 euro, Bedri Zaiti 2850 euro, Hamza Selmani 3250 euro, Ejup Pllana 3450 euro, Banush Gashi 2500 euro, Ismail Avdimetaj 1935 euro, Agim Koci 2085 euro, Rexhep Panxhaj 1785 euro, Aferdita Selmanaj 1200 euro, Luan Pozhari 850 euro, Sali Shala 1650 euro, Nehat Rexhep 6250 euro, Florim Sadiku 3850 euro, Ferid Susuri 2250 euro, Halim Halili 2520 euro, Qazim Avdimetaj 1335 euro, Agim Krasniqi 4300 euro, Ferihane Sefa 1200 euro, Agron Besimi 900 euro, Ahmet Ademi 1500 euro, Petrit Ademaj 780 euro, Begush Cana 1500 euro, Bajram Mziu 850 euro, Nexhmedin Sadiku 1200 euro, Binaze Abdullahu 1350 euro, Agron Leka 1650, Osman Ramadani 1150 euro, Reshat Sokoli 1200 euro, Hajdin Çitaku 830 euro, Afrim Bekteshi 650 euro, Driton Miftari 850 euro, Masar Gashi 600 euro, Vjollca Hashani 600 euro, Elez Elezi 1300 euro, Gyner Elezi 2150 euro, Irfan Daullxhiu 900 euro, Riza Abdullahu 1050 euro, Edmond Haliti 75 euro, Mehmet Skeraj 600 euro, Besnik Koliqi 600 euro, Sylë Nikçi 1050 euro, Fatbardh Ramadani 600 euro, Mehmedali Hajdari 750 euro, Galina Berisha 750 euro, Ali Hoti 600 euro, Ibrahim Opoja 900 euro, Vjollca Selmani 300 euro, Jashar Ramadani 550 euro, Lazer Prekpalaj 450 euro, Luan Rexhboga 450 euro, Halil Hamza 900 euro, Ideal Jaka 150 euro, Sharr Veshbishti 450 euro, Behxhet Shaqiri 450 euro, Ibrahim Lepaj 550 euro, Suat Haliti 450 euro, Muhamet Berisha 150 euro, Gani Berisha 150 euro, Hamza Berisha 150 euro, Feti Hetemi 450 euro, Zeqe Kuqi 900 euro, Afrim Poniku 450 euro, Rafil Belallari 900 euro, Zahrije Jusufi 900 euro, Nuredin Myftari 450 euro, Abedin Salihu 150 euro, Halim Hajdari 150 euro, Bekim Mala 300 euro, Bujar Demiri 300 euro, Dërgut Ademi 600 euro, Drita Gjurgjealo 300 euro, Enver Murtezi 300 euro, Besim Zogaj 300 euro, Besim Guda 300 euro. Këto shuma të parave këtyre mjekëve iu kishin dhënë të pandehurit Ali Hocaoglu, Astrit Bakiqi, Abdullah Tuna, Driton Sylejmani.

Prokuroria pandeh se ekziston dyshimi i bazuar se Nexhmi Zeqiri, Shemsedin Shabullari, Lulzim Kamberi, Ismail Avdimetaj, Sali Shala, Masar Gashi, Luan Pozhari, Ferihane Sefa, Gëzim Lipoveci, Arsim Kabashi, Reze Koshi, Rexhep Hapqiu, Flamur Qarkaxhia, Ferid Susuri, Ismail Avdimetaj, Masar Gashi, Rexhep Manaj, Fisnik Hima, Luan Rexhëbogaj, Agron Besimi, Refki Bytyqi, Faik Hima, Kelmend Pallaska, Hedvig Kadriu, duke vepruar si persona zyrtarë në pozitën e mjekut në institucionet publike shëndetësore kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe kanë marrë ryshfet, pasi kanë referuar pacientët nga spitali publik në spitalin “Eda”, duke përfituar nga 500 euro për stentim kurse 150 euro për koronarografi.

Shkrimi i plotë mund të lexohet në numrin e sotëm të gazetës Zëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button