Taulanti kërkon të mposht Granitin në “Euro 2016”

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, nuk e ka dashur Përfaqësuesen e Zvicrës në grup për “Euro 2016” shkaku i vëllait të tij më të vogël, Granitit (Borussia Moenchengladbach).

Por futbollisti i Baselit ka paralajmëruar se në këtë përballje dëshiron fitore dhe se për asnjë moment nuk do ta ndryshojë stilin e lojës së vet, që është i ashpër, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu është shprehur Xhaka të enjten për të përditshmen zvicerane “Blick”. Shqipëria dhe Zvicra, bëjnë pjesë në Grupin A të “Euro 2016” dhe do të përballen në ndeshjen e xhiros së parë (11 qershor). Të dy ekipet kanë nga një futbollistë të familjes Xhaka: Zvicra Granitin, Shqipëria Taulantin.

Në grup janë edhe Përfaqësuesja e Francës dhe ajo e Rumanisë. Xhaka, që deri më tani ka nëntë paraqitje me fanellën e Shqipërisë, ka pranuar se do të jetë shumë vështirë për të që të përballet me vëllanë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button