Sekuestrohet mallra me akcizë nga objekte tregtare dhe hotelierike

Në kontrollin e shitjes së mallrave me akcizë në Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Dibër në shtatë objekte hotelierike.

Në kontrollin e shitjes së mallrave me akcizë në Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Dibër në shtatë objekte hotelierike dhe dy objekte me shitje me pakicë janë konstatuar parregullsi me ç’rast janë sekuestruar alkool dhe cigare, njofton MIA.
Gjatë kontrollit janë sekuestriuar 158,4 litra raki shtëpie, 2,3 litra raki e huaj, 3,2 litra uzo, 0,7 litra konjak dhe 71 kuti cigare (Lord dhe Aura).
Nga Drjtoria doganore sqarojnë se është konfirmuar se pijet alkoolike dhe cigaret nuk janë shënuar me markën kontrolluese – banderola dhe edhe pse janë ofruar për shitje, nuk kanë poseduar certifikatë për rregullim shëndetësor që i bën potenciliasht të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.
Kundër kundërvajtësve, Drejoria doganore ka ndërmarrë procedura përkatëse.
Kontrolli është zbatuar në dy ditët e kaluara në 41 shoqëri tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button