KE-ja kërkon bashkëpunim konstruktiv të partive në Maqedoni, e jo të sulmohet Hani

Zëdhënësja e eurokomisarit Johanes Han, Maja Kocijançiç, në një deklaratë për MIA-n kërkoi në emër të Komisionit Evropian, partitë politike në Maqedoni të sillen në mënyrë konstruktive dhe të sigurojnë zgjedhje të besueshme dhe demokratike të parakohshme parlamentare që sipas marrëveshjes së Përzhinës janë caktuar për më 24 prill.

“Komisioni Evropian bëri thirrje disa herë se është me rëndësi të madhe për partitë ta zbatojnë marrëveshjen politike që ata e arritën bashkërisht qershorin dhe korrikun e kaluar. Bashkëpunimi konstruktiv mes të gjitha palëve është me rëndësi thelbësore që të sigurohen zgjedhje të besueshme dhe demokratike. Komisari Han pret, në interes të shtetit dhe të popullit, të gjithë partitë të punojnë në arritjen e këtij qëllimi” porositi zëdhënësja Kocijaçiç.

Sipas planit të eurokomisarit Han, ai nga mesi i muajit të ardhshëm duhet të arrijë sërish në Maqedoni, me qëllim që të shoh deri ku ka arritur procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mbajtjen e të cilave edhe ai e mbështeti të mbahen më 24 prill. Me këtë rast, është e mundur ai të takohet vetëm me përfaqësues të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të OSBE/ODHIR dhe palë të tjera të involvuara në përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve, por jo edhe me përfaqësues të partive politike në vend.

Nga Komisionin Evropian (KE) thonë se janë të befasuar nga sjellja e disa përfaqësuesve dhe simpatizantëve të opozitës ndaj eurokomisarit për Zgjerim Johanes Han, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Fyerjet dhe kërcënimet ndaj Hanit, madje edhe përgatitje të protestave gjatë ardhjes së ardhshme të tij, që është mbështetur në rrjetet sociale në internet, e befason në mënyrë të pakëndshme Brukselin zyrtar, përfshirë edhe  nismën e KE-së të dërgojë ndërmjetësues tjetër në negociatat në vend të eurokomisarit për Negociata për Zgjerim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button