Ledion Liço prezanton programin e ri në Top Channel

“Top Awards” është eventi i ri muzikor i cili u lajmërua vitin e kaluar në Top Fest-in e Fundit nga Top Channel. Në epokën e re të muzikës, edhe gara do të ndryshojë për muzikën moderne shqiptare. Të gjitha krijimet muzikore; artistët, producentët, kompozitorët, përgjatë një viti do të përballen me krijimet e tyre më të mira gjatë sezonit 2015-2016 për të nxjerrë fituesin në fund të muajit qershor. Nata e madhe e çmimeve “Top Awards” do të mbahet më 24 qershor në Pallatin e Kongreseve.

Lajmin e ka postuar edhe moderatori i njohur Ledion Liço, në profilin e tij në Instagram. Nuk ka dyshim që edhe këtë finale do ta moderojë besniku i finaleve të mëdha në Top Channel, por ende nuk zbulohen më shumë detaje për eventin, i cili ka plot edhe 5 muaj të tjerë përpara. Nëse Ledioni do të jetë vetëm këtë herë apo i shoqëruar me partnere, mbetet të presim edhe ca.

Gara për “Top Awards” ka filluar dhe në krye të saj renditet Era Istrefi me krijimin më të ri, “Bon Bon”, në vend të dytë Mc Kresha ft. Gjurmët me “Era”, ndërsa në vend të tretë Ledri Vula me SRMN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button