Kasami super-gol ndaj koreanëve (video)

Futbollisti strugan që luan me kombëtaren e Zvicrës, Pajtim Kasami i ka shpaguar me gol besimin e dhënë për të qenë titullar selektorit Ottmar Hitzfeld.

Pajtim Kasami, futbollisti i Fulhamit ka shënuar golin e parë dhe të vetëm të kombëtares së Zvicrës në miqësoren që kjo kombëtare e humbi në Seul nga Koreja e Jugut (2:1).

Golin e tij të bukur, Kasami e realizoi nga një largësi prej 20 metrave qysh në minutën në minutën e shtatë të sfidës, ndërsa u zëvendësua në minutën 68, duke ia lënë vendin në fushë Admir Mehmedit.

Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka kanë luajtur titullar dhe deri në fund të ndeshjes. Mesfushori i Napolit, Xhemaili u ndëshkua një herë me karton të verdhë.

Këta kanë qenë të gjithë futbollistët shqiptar të grumbulluar për këtë ndeshje dhe të gjitha janë aktivizuar në këtë miqësore.

Vlen të theksohet se me këtë humbje, skuadra zvicerane ndërpret serinë prej 14 ndeshjeve me fitore dhe barazime.

Lajme të ngjashme

Back to top button