Sindikata e Diplomatëve të Maqedonisë të hënën në protesta

Të hënën më 1 shkurt, Bordi Ekzekutiv i Sindikatit të Shërbimit Diplomatik të Maqedonisë (SSHDM), udhëhequr nga principet dhe përpjekjet për qeverisje të mirë dhe luftës, përpjekjeve për departizimin e shërbimit diplomatik, do të organizojë, protestë paralajmëruese përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme, me fillim në ora 12:05, në të cilën do të thuhet “Mjaft më” dhe do të theksohen kërkesat në funksion të reprofesionalizmit të shërbimit diplomatik.

Dy kërkesat e protestuesve do të jenë:

  • Të pezullohen të gjitha ndryshimin e ligjit për Punë të Jashtme nga viti 2008 e këndej dhe aktet nënligjore në bazë të këtyre ndryshimeve, kthimin e tekstit origjinal të ligjit për Punë të Jashtme dhe reinstitucionalizimin e MPJ-së në interes të politikës së Jashtme.
  • Tërheqjen e ligjit për zyrtarët administrativ dhe ligjit për të punësuarit në sektorin publik në vitin 2014, dhe kthimin e ligjit për zyrtarë shtetëror nga viti 2000 në formën origjinale me qëllim të shmangies së plotë të varësisë së të punësuarve nga politikani aktual në krye të institucionit.

Pasojat më të mëdha mund të shihen në fushën e deprofesionalizmit, nëpërmjet shembjes së lidhjeve ndërnjerëzore, mosekzistimi i sistemit efikas për punësim dhe përparim në karrierë në bazë të parimeve të drejtësisë, përvojë në punë, në shërbimin dhe standarde të qarta, por edhe duke prezantuar standarde të dyfishta dhe  procedura jotransparente më ndryshimin e ligjit dhe akteve nënligjore për Punë të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button