Përplasje në mes FSPI-së dhe ministres Remenski

Sot është afati i fundit për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) që të dorëzojë të gjitha informacionet e kërkuara nga Frosina Tashevska – Remenski, ministre për punë dhe politikë sociale (MPPS), njofton Telegrafi.

Nëse kjo nuk do të ndodh atëherë ministrja Remenski ka paralajmëruar se do t’i procesoj më tutje padinë penale dhe për kundërvajtje, që tashmë janë gati.

Remenski kërkon që drejtori i FSPI, Shaip Zeneli, t’i dorëzojë të dhënat se si plotësohen obligimet ndaj shoqërive private pensionale nga viti 2012 deri 2015, a transferohen paratë në afat të duhur, nga i mori FSPI paratë që përnjëherë të paguaj borxh prej 11.3 milion Euro, sa është shuma e kontos së paidentifikuar.

Ndërkaq, nga FSPI deklarojnë se informacionet që ministrja Remenski i kërkon, tashmë i janë dërguar, mirëpo si duket dikush nga ministria nuk është në gjendje që t’i kuptoj ato.

Ndryshe, këtë vit për sigurim pensional dhe invalidor janë paraparë 974 milion Euro, mirëpo që FSPI të nis me pagesat, paraprakisht duhet që Qeveria t’i transferoj Fondit afër 424 milion Euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button