Reforma në drejtësi dhe mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës

Seanca e fundit plenare e Parlamentit riktheu përplasjen në debat mes Kryeministrit Rama dhe paraardhësit të tij Berisha. Reforma në drejtësi dhe si dhe mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës, ishin dy prej temave të debatuara mes tyre.

Prej muajsh rivalët e akuzojnë se nuk e do reformën në drejtësi dhe përpiqet me çdo kusht që ta sabotojë atë. Seanca plenare e të enjtes, i dha mundësinë Sali Berishës të përgjigjet, ose për ta thënë me fjalët e tij, t’i heqë maskën kundërshtarit politik. Kur Edi Rama në replikë i kujtoi rezultatin zgjedhor, Berisha u përgjigj duke i rikujtuar se në mungesë të votave të LSI-së, për momentin reforma ka vetëm votat e PS-së.
Kosova i përfshiu gjithashtu në debat. Shkak u bë akuza e Berishës, sipas të cilit, mungesa e kryetares së delegacionit të Tiranës në Këshillin e Europës, është shfrytëzuar nga serbët.
Kryeministri përgjithësoi replikën, duke kaluar nga Kosova te veriorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button