Çaji i zi ju mbron nga sulmi në zemër

Sipas një studimi më të ri të realizuar rezulton se konsumimi i përditshëm i vetëm 3 filxhanëve të çajit të zi mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër për 60 për qind dhe në mënyrë dramatike të reduktojë mundësinë për zhvillim të diabetit.

Shkencëtarët besojnë që çaji i zi është i mbushur me antioksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të përmendura potencialisht vdekjeprurëse. Pija shëruese, përveç kësaj, mund të ndihmojë edhe në kontrollin më të mirë të tensionit të gjakut dhe të ndalojë ngushtimin e rrezikshëm të artereve dhe parandalimin e qarkullimit të gjakut. Të gjitha problemet e përmendura mund t’i kontribuojnë sulmit në zemër.

Ekspertët vlerësojnë që personat që pinë prej tre deri në gjashtë filxhanë çaj në ditë kanë 30 deri 57 për qind rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës, për dallim nga individët që e pinë në sasi më të vogla apo gati kurrë.

Gjithashtu është zbuluar se në çajin e zi fshihen antioksidantë jashtëzakonisht të rëndësishëm si flavonoidet dhe teaninet, që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut, rregullimin e prodhimit të oksidit nitrik. Ata, përveç kësaj, parandalojnë grumbullimin e trombociteve (që mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button