Shqipëria në KE kërkoi evidentimin e rolit të Autoriteteve të Kosovës

Në Komisionin për Politikë të Jashtme në Këshillin e Evropës, delegacioni i Shqipërisë ka paraqitur amendamentet në Rezolutën për situatën në Kosovë.

Delegacioni i Republikës së Shqipërisë ka kërkuar heqjen e amendamenteve të kërkuar nga Serbia për rolin e UNMIK-ut, dhe ka kërkuar fuqimisht evidentimin e rolit të Autoriteteve të Kosovës, pasi veçanërisht për bashkëpunimin me EUROPOL-in ka kompetenca Policia e Kosovës dhe EULEX-it transmeton Koha.net.

Këto qëndrime janë hartuar nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Namik Dokle, në bashkëpunim të ngushtë me Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti dhe Xhavit Haliti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button