Zaev: nuk do të lejojmë masakër zgjedhor

Kreu i opozitës, Zoran Zaev në një tubim partiak në komunat e Haraçinës dhe Gazi Babës ka thënë se pa ndryshime përmbajtjesore në sferën e mediave, nuk mund të pritet mbulim profesional dhe i pavarur i procesit zgjedhor. Ai përmendi kërkesat për ndryshime në transmetuesin publik dhe këshillin e medias ku sipas tij duhet të vendosen profesionistë të vërtetë, njofton Alsat M.

“Kur nuk do të ketë përfaqësim adekuat në media, kur do të shkelen standardet profesionale do të ketë dënime; psh ndalim për reklamim në afat prej tre ditëve, apo tre ditë të shkyçet nga transmetimi. Trajçevski dhe këshilli duhet të ndërrohen , kërkojmë ndryshime edhe në RTVM. Jo që të vinë njerëzit tanë por ekspertë, njerëz të pavarur, ashti siç zgjodhën edhe në KSHZ në pajtim me të gjitha palët dhe me votimin e 2/3 të Kuvend. Ne nuk e hapëm gjithë këtë proces që në fund të ketë masakër zgjedhor, apo vjedhje të re zgjedhore. Do të qëndrojmë deri në fund dhe nuk do të heqim dorë për asnjë gramë nga e gjithë kjo. Ambientit në shtet tërësisht po ndryshon”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Lexo: Neziri: Presim zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button