Nikollov: Kuvendi duhet t’i kontrollojë financat dhe borxhet, jo Qeveria!
![Marjanço Nikollov](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/01/Marjan--o-Nikollov.jpg?fit=613%2C451&ssl=1)
“Ky Kuvend duhet ta përforcojë kontrollin fiskal të Qeverisë, ndërkaq më pas edhe të subjekteve tjera. Në 3 vitet e kaluara, Qeveria ka harxhuar 312 milionë euro për më shumë se ajo që atë që ka sjellë si strategji fiskale drejt së cilës u desh të bashkohet. Çdo qytetar për këto 7 vite Qeveria e ka futur në borxh me mijëra euro”, tha deputeti i LSDM-së, Marjanço Nikollov, njofton Portalb.
Partia e Nikollovit, LSDM, propozon që strategjinë fiskale ta mbajë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në lidhje me propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për buxhetet, në seancën e 85-të parlamentare. /Portalb