BFI njofton: Nga sivjet në Haxh do të shkohet vetëm me avion

Rijaseti i BFI-së njofton se unanimisht solli  vendim që organizimi i Haxhit duke filluar nga ky vit (2016) të organizohet vetëm përmes vijës ajrore, kështu duke unifikuar organizimin e haxhit me Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë.

“Nisur nga kjo, Rijaseti si organizator i vetëm legjitim me kohë informon besimtarët islam të vendit që të mos bien pre e individëve dhe agjencioneve, që eventualisht paraqitën si organizator të haxhit sepse nuk do të ketë organizim tjetër përveç atij të Bashkësisë Fetare Islame në RM. ” thonë nga BFI, transmeton Portaalb.

Ata të cilët kanë vendosur ta kryejn këtë obligim fetar, BFI i njofton se regjistrimi do të bëhet shumë më herët, ndërkaq për këtë do të kenë informata ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button