Letër emocionuese për Guardiolan dhe Zidane

Një futbollist francez i quajtur Zahir Belounis i ka dërguar një letër Pep Guardiolas dhe Zinedine Zidanes.

Futbollisti francez ka mbetur që 2 vite në Katar duke mos mundur të rikthehet në Francë.

Ai ka kërkuar ndihmë nga Guardiola e Zidane për të ndihmuar rikthimin e tij në Francë, pasi që dy legjendarët ishin mbështetës të kandidaturës së Katarit për të organizuar Botërorin 2022.

“Zotëri Zidane dhe zotëri Guardiola. Unë jam Zahir Belounis. Jam një futbollist profesionist francez. Pas një mosmarrëveshje ligjore me skuadrën Al Jaish, unë jam penguar të kthehem në Francë. Që nga qershori i vitit 2012 unë nuk e kam parë familjen time. Unë nuk jam i vetmi në këtë situatë pasi që shumë të rinjë kanë mbetur kështu si unë. Unë e di se ju keni qenë mbështetës të kandidaturës së Katarit për Kampionatin Botëror 2022. Unë besoj se ju mund të shfrytëzoni famën e juaj për të më ndihmuar mua. Jo vetëm si dy profesionistë por edhe si njerz me shpirt të mirë. Ky sistem mua është duke më vrarë dhe një ditë do të më detyroi të bëjë vetëvarsje. Erdha për të ndihmuar familjen me të holla, ndërsa ndihem i turpëruar para gruas dhe fëmijëve të mi që nuk mund ti shoh vetëm për shkak të një vize. Edhe ju keni fëmijë dhe imagjinoni veten tuaj në pozitën time. Ndihem i lodhur me këtë situatë. Ju lutem më ndihmoni”, shkruan Zahir Belounis.

Lajme të ngjashme

Back to top button