Nesër disa pjesë të Shkupit në “errësirë”

Pa energji elektrike nesër do të mbesin disa pjesë të Shuto Orizares, Studeniçanit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Kisella Vodës, Qendrës dhe Sopishtes.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. Makedonska Kosovska Brigada rr. 10, 32, 34 dhe 36 në komunën Shuto Orizare, nga ora 08:00 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e një pjesë të fshatit Lubosh komuna e Studeniçanit, nga ora 12:30 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e rr.

Pero Nakov, pompa e benzinës DET-OIL në komunën Gazi Babë, nga ora 11:00-13:00 shfrytëzuesit e rr. Isaija Maxhovski komuna Gjorçe Petrov, nga ora 09:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e rr. Hristo Tatarçev 47-3 në komunën Kisella Voda, nga ora 09:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. Vasil Gjorgjov nr. 20 a/19 në komunën Qendër, nga ora 08:30 – 12:00 shfrytëzuesit e rr. Demir Trajko në komunën Gjorçe Petrov dhe nga ora 09:00 – 13:00 shfrytëzuesit e fshatit Sopishte, pjesa nga Pripor deri në komunën Sopishte, pjesa para dhe pas unazës së planifikuar për Sonçev Grad, pjesa te shkolla dhe pjesa drejt fabrikës në komunën Sopishte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button