Logjikë e shtrembëruar!

[Recension: Edhe vendimi gjyqësor në Strasburg konfirmoi se Ivanovski ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve]

Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg para do kohësh i informoi palët nga Maqedonia se e ka anuluar vendimin që e solli Komisioni për verifikimin e fakteve kundër gjykatësit kushtetues në pension, Trendafil Ivanovski. Lënda është hapur me kërkesë të ankuesit Ivanovski, pasi e provoi fatin në gjyqësinë e vendit (Gjykatën themelore administrative, Gjykatën e lartë administrative dhe në Gjykatën Supreme).

Kjo informatë me shtytje të madhe nga rrjetet sociale disi arriti edhe deri te publiku i gjerë, edhe pse kishte përpjekje të qartë për ta ndaluar atë në stilin “Ndaleni Rojtersin”. E pastaj, kur lajmi nuk u ndaluar, filloi një përpjekje tjetër për ta paraqitur atë në dritë krejtësisht të kundërt. Siç është bërë edhe në tekstin që e recensojmë, ku anulimi i vendimit të Komisionit për lustrim  nuk e mohon rolin që ky organ ia ka caktuar gjykatësit Ivanovski – se është spiun! Si ka mundësi?

bnbhbhjh -ljubomirLinku deri te artikulli origjinal: Edhe vendimi gjyqësor në Strasburg konfirmoi se Ivanovski ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve

Data dhe koha e publikimit: 22.01. 2016 17:55

Data e recensionit: 25.01.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

VETËM DY KONTESTIME APO KONTESTIME TË RËNDËSISHME?

“Vendimi i Komisionit më vonë u konfirmua nga ana e organeve kompetente gjyqësore, dhe më pas ai ka ngritur procedurë para gjykatës në Strasburg, ku i ka kontestuar tetë gjëra nga rasti i tij. Prej tyre, gjykatësit i kanë dhënë të drejtë për dy.”

Ky citim flet për një logjikët krejtësisht të mbrapshtë me të cilën shërbehet njeriu i parë i Komisionit për lustrim, i cili, faktikisht, në tekst është interpretuesi i vetëm i vendimit nga Strasburgu. Një artikull korrekt do të duhej të kishte nevojë elementare që ta lexojë “zëshëm” para lexuesve këtë vendim dhe të gjejë së paku redhe një bashkëbisedues i cili në mënyrë të paanshme (Аxhievi është palë në këtë kontekst, të cilin e ka humbur!) do të interpretojë se çka ka dashur të thotë Gjykata e Strasburgut (ju rekomandojmë që në version të shkurtër për këtë të lexoni këtu, ose në tërësi në këtë vend ).

Në interes të së vërtetës, duhet thënë se Gjykata në Strasburg ka vlerësuar se mjaftojnë dy baza që të “rrëzojë” vendimin e lustratorëve të Maqedonisë! Veçanërish, pasi që me faktin e konstatuar se kjo lëndë ka “mungesë të drejtësisë globale”, praktikisht, rrëzohet i gjithë rasti! Këtë teksti është dashur dhe e ka pasur për detyrë që t’ua sqarojë lexuesve, për shkak se Gjykata në Starsburg ka pasur qasje racionale: nëse nuk ka kushte për të ardhur deri te drejtësia, atëherë drejtësia nuk është valide dhe në atë rast vlerësimi i të gjitha detajeve është i kotë. Vetëm në një fjali gjysmë të fshehur media e tregon shkurtimisht atë që, përndryshe në vendim është përshkruar detajisht kur kryeministri i atëhershëm Gruevski, me një fjalim të tij ka pasur ndikim mbi gjithë sistemin gjyqësor, e me këtë edhe mbi këtë komision. E për këtë, në vendimin e Gjykatës mund të gjendet “material” i mjaftueshëm për ta kuptuar sistemin e demaskuar nëpërmjet të të cilit ndahet drejtësia në vend.

Veçanërisht bie në sy fakti se vetëm Axhievit i jepet e drejta të vlerësojë sy ky vendim (përndryshe i pari në serinë që do të pasojë) nuk do të ndikojë mbi qëndrimin e Gjykatës së Strasburgut për ankesat tjera?!

Në tekst, gjithë kohën vërehet përpjekja për ta ruajtur qëndrimin refuzues ndaj gjykatësit të lustruar Ivanovski si spiun, edhe pse vendimi i Komisionit ka rënë(!), që është shumë me rëndësi për këtë titull. Kjo, gjithsesi, duhet ta ruajë edhe neverinë e publikut (ose të publikut “të vet”) ndaj Ivanovskit dhe ai në jetën e vërtetë të diskriminohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button