Mexhiti: Albafone është sukses i çdo shqiptari

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti,  vizitoi sot zyrat qendrore të Albafone, në një takim me njeriun e parë të kompanisë, Ardian Hoxha.

“Nuk e shoh këtë si vlerë të themeluesit por vlerë kombëtare e jona dhe suksesi i Albafonit është sukses edhe i imi edhe i çdo shqiptari. Albafone ishte një ëndërr, por tashmë besoj që nuk ka nevojë të mbajmë ligjerata se a duhet nje shqiptar të flet me Albafone ose me ndonjë kompani tjetër. Andaj vetëm dua të uroj punë të mbarë dhe peripecitë do ta bëjnë sfidën edhe më joshëse”, tha Mexhiti.

Mexhiti u njohtua nga kryetari i Albafone në lidhje me projektet dhe planet e kompanisë i cili njohtoi  se tashmë janë tejkaluar të gjitha pengesat teknike dhe mund të çajmë rrugën përpara duke pasur në krahë partnerë strategjik si Komuna e Çairit dhe institucione të tjera.

Hoxha po ashtu theksoi se Albafone do të jetë shembull për kompanitë e tjera shqiptare dhe se së bashku do të ndihmojnë për rritjen e mirëqenies së popullatës shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button