Janë ndarë 2.908 vërtetime për migrantë

Gjatë 24 orëve të fundit 2.908 shtetasve të huaj u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. Prej tyre 1.111 janë të gjinisë mashkullore, 651 të gjinisë femërore dhe 1.146 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.

Sipas shtetësisë, personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 1.556, Afganistanit – 820 dhe Irakut – 532.

Nga 1 janari deri mbrëmë u janë dhënë vërtetime gjithsej 44.970 shtetasve të huaj, nga të cilët 19.555 janë të gjinisë mashkullore, 10.137 të gjinisë femërore, 17.174 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 101 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më shumtë janë shtetasit e Sirisë – 23.752, Afganistanit -14.586 dhe Irakut-8.629.

Gjatë ditës së djeshme deri te Qendra për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit praprakisht të dhënë për qëllim të shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit

Në periudhën nga 1 janari deri mbrëmë në Sektorin për azil, janë parashtruar pesë kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit të gjashtë personave minoren, prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe një nga Siria.

Në Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për deri dje janë evidentuar gjithsej 22 kërkues të azilit, prej të cilëve 19 burra, një grua dhe dy fëmijë në shoqëri të prindërit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, katër fëmijë minor pa shoqërues të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button