Krijimi i një të “vërtete” tjetër

[VIDEO: Anketat e IRI-t dhe të Brima Gallup-it e ndryshuan qëndrimin e Zaevit dhe të LSDM-së]

Teksti është komentues dhe i njëanshëm, me ç’rast me fshehjen e të dhënave përpiqet të bëjë spin për shkaqet për arsye të të cilave LSDM-ja opozitare vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, në qoftë se ato mbahen më 24 prill.

ВИДЕО Анкетите на ИРИ и Брима Галуп го променија ставот на Заев и СДСМ Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Anketat e IRI-t dhe të Brima Gallup-it e ndryshuan qëndrimin e Zaevit dhe të LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 24.01.2016, 09:51

Data e recensionit: 25.01.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

SPINIM

“Çka ndryshoi prej fundit të nëntorit deri në mes të janarit? Lideri opozitar Zoran Zaev për dy muaj jo të plotë e ndryshoi qëndrimin e tij rreth pjesëmarrjes në zgjedhje, edhe pse në ecencë asgjë nuk ka ndryshuar.”

Teksti bazohet në premisën se për dy muaj jo të plota lideri i LSDM-së e ka ndryshuar qëndrimin e tij për datën e zgjedhjeve. Si mbështetje jepet deklarata e Zaevit, e dhënë më 11 nëntor të vitit të kaluar, dhe me këtë rast konstatohet se që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, përndryshe, legjislacioni zgjedhor dhe metodologjia për pastrimin e listës zgjedhore duheshte të përcaktohen deri më 6 tetor, ndërsa Ligji për medie deri më 15 tetor.

Në tekst nuk theksohet se LSDM-ja opozitare javën e kaluar, pasi liderët politikë nuk u morën vesh për pikat kontestuese të Marrëveshjes së Përzhinës, vendosi që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit për shkak se nuk do të mund të plotësohen kushtet për zgjedhje të besueshme. Duke e anashkaluar këtë informatë, artikulli përpiqet të bëjë spin se rezultatet e anketave që i realizuan IRI dhe “Brima Gallup” janë shkaku që partia nuk dëshiron zgjedhje më 24 prill.

Teksti nuk ka deklarata të reja dhe nuk përmban elemente të reja me të cilat do ta arsyetonte publikimin. Mirëpo, me heshtjen e informatave të rëndësishme dhe me elementet komentuese nuk u le hapësirë lexuesve që të krijojnë pasqyrë të plotë për situatën, por e imponon qëndrimin që dëshiron ta promovojë pushteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button