Dorëhiqet ministrja franceze e Drejtësisë
Ministrja franceze e Drejtësisë Christiane Taubira ka dhënë sot dorëheqje, bën të ditur kabineti i presidentit, Francois Holande.
Ky lajm vjen në kohën kur parlamenti i këtij vendi po përgatitet që të debatojë një reformë të diskutueshme kushtetuese sipas së cilës të dënuarve për terrorizëm, në rrethana të caktuara do t`iu hiqet nënshtetësia franceze.
Tobira sipas Reuters, është shfaqur e rezervuar lidhur me këtë plan, përcjellë Klan Kosova.
Në deklaratën e presidencës thuhet mes tjerash se dorëheqja e saj është pranuar dhe se do të zëvendësohet nga Jean-Jacques Urvoas i cili është një përkrahës i këtyre ndryshimeve kushtetuese.