Presidenti i Iranit sot në Francë

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, do të udhëtojë sot në Francë, pas tre ditësh qëndrimi në Itali, REL.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada.

Në Paris, ai do të takojë presidentin francez, Francois Hollande, dhe pritet të bëjë marrëveshje të vlefshme tregtare.

Rohani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button