Zaev: Fundi i këtij pushteti po afrohet

Koha tregon se ka ardhur mbarimi i qeverisjes së këtij pushteti edhe sikur të mos të duan fundi i tyre duket, por duhet që njerëzit të votojnë për ne , për ofertën , për atë që ne ofrojmë”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë promovimit të programit partiak në Shtip.

Kështu ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, gjatë prezantimit të programit të partisë në Shtip. 

“Qytetarët duhet të na votojnë ne, ofertën tonë, për atë që ne do t’u ofrojmë. Të gjithë duhet të tregojmë guxim maksimal dhe të punojmë me besim të madh”, ka deklaruar Zaev.

Ai ka shprehur bindjen e tij se programi i LSDM-së është dokumenti që siguron të ardhmen e qytetarëve me një qeverisje tjetër, dhe se për këtë dëshmojnë reagimet e zjarrta të partisë qeveritare.

“Opinioni po debaton për këtë që po prezantojmë, kurse pushteti po përgjigjet shpejt ndaj propozimeve tona, sepse ka frikë. Ne prezantojmë masat tona për qytetarët, ndërsa pushteti reagon se nuk ka të holla, se nuk janë masa të mire llogaritura dhe arsye të tjera. Të gjitha masat tona janë sa pesë përmendore në Shkup. Është gjithçka e mundur nëse duam sinqerisht të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë. Duhet të ndryshojë i gjithë sistemi, nëse duam që qytetarët të ndjejnë rezultate në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, në rrethin ku jetojnë, në komunat e tyre, në vendin e tyre”, ka deklaruar kreu socialdemokrat. 

Lajme të ngjashme

Back to top button