Pse gratë shtiren?

Dy gra në tre shtiren përsa i përket orgazmës. Këtë fakt e konfirmon një studim i porositur nga revista Cosmopolitan. Ashtu si nga shumë sondazhe të tjerë të viteve të fundit edhe nga sondazhi i revistës Cosmopolitan rezulton se: pjesa femërore e çiftit (hetero) stimulon kënaqësinë gjatë aktit dashuror. Duke hetuar sërish në botën misterioze të universit femëror i është dhënë përgjigje bindëse pyetjes së rëndësishme mbi çështjen në fjalë.
“Pse gratë shtiren në krevat?” Përgjigjjet e dhëna nga të intervistuarat kanë qenë kryesisht dy: për të ndalur më parë partnerin dhe për ta kënaqur atë. Në rastin e parë, motivi është thënë menjëherë: burrat janë shpesh të përqendruar në performancën e tyre dhe shumë më pak tek kënaqësia e gruas.
Një nga arsyet e këtij egoizmi  është mungesa e njohjes së zonave erogjene femërore dhe mbi tipologjitë e ndryshme të orgazmave që mund të ketë gruaja. Pa marrë parasysh kohën në dispozicion për të arritur orgazmën: shpesh kur gruaja është vetëm në paradhomën e kënaqësisë, burri është tashmë në kulmin e saj dhe as për së largu nuk mendon të kënaqë partneren.

Duhet konsideruar në fakt, prirja altruiste e gruas për të kënaqur partnerin e vet. Dihet, vetëbesimi i lidhur me performancën seksuale të burrit që është thelbësor për një raport të kompletuar dhe të kënaqshëm për të dy. Që egoja e burrit është e lidhur drejtpërdrejtë me performancën në shtrat nuk është mister për asnjë.

Kjo gjë është kaq e rëndësishme, sa takimet e shtratit kthehen për gratë në seancë terapie tek psikoanalisti. Por e rëndësishme është të mos përplasen ndjenjat e partnerit dhe të nxitet besimi në kapacitetin e tij të joshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button