Autoshkollat paralajmërojnë për nesër bllokimin e rrugëve të Shkupit

Një numër i madh i Auto-shkollave të Maqedonisë përsëri u tubuan para godinës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, duke bllokuar rrugën me automjetet e tyre, në shenjë proteste kundër Ligjit të ri për autoshkolla, i cili parasheh vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas përfaqësuesve të autoshkollave, inçizimi i kandidatëve gjatë trajnimit cenon privatësinë e qytetarëve dhe njëkohësisht paraqet shpenzim të madh për kompanitë e tyre. Shumica prej tyre tashmë tre javë bojkotojnë punën deri në anulimin e ligjit të ri, ndërkohë paralajmërojnë se do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën para godinës së Qeverisë, por edhe nëse nuk ndërmerren masa, me automjetet e tyre do të bllokojnë edhe rrugët tjera të qytetit të Shkupit.

Proteste e autoshkollave ne Shkup
Proteste e autoshkollave ne Shkup

Drejtori i Auto-shkollës “Ardi”, Nexhmedin Fazliu, i cili tashmë tre javë bojkoton punën, duke theksuar se kompania e tij ka humbje të madhe ekonomike, shtoi se kompanitë duhet të vazhdojnë të punojnë pa vendosjen e kamerave.

“Ne kemi humbje të mëdha ekononike, por profesionalizmin tonë do të vazhdojmë ta tregojmë. Mendoj t’i japim mundësi diplomacisë, sepse ka mirëkuptim, por punët ecin ngadalë. Nga situata që jemi në ngërç, ne duhet të fillojmë të punojmë dhe të presim epilogun se si do të jetë”, tha Fazliu.

Përfaqësues i Shoqatës së Auto-shkollave të Maqedonisë, Xhemil Arifi, tha se nëse vazhdojnë të punojnë pa vendosjen e kamerave, e cila është në kundërshtim me ligjin e ri, atëherë kompanitë do të dënohen deri në mbylljen e tyre.

“Këtë punë ne nuk mund ta bëjmë. Prandaj, duhet të vazhdojmë me protestë pandërprerë deri sa të zgjidhim problemin. Jemi dakorduar që nesër të vijmë përsëri me automjete dhe përfundimisht do t’i lëmë veturat të parkuara dhe do të kthehemi në shtëpi. Ditën e ardhshme do të sjellim më tepër makina dhe do të bllokojmë udhëkryqet kryesore të qytetit”, tha Arifi, duke shtuar se do të sjellin edhe autobus dhe kamion.

Ndryshe, vendosja e kamerave në veturat e autoshkollave ishte propozuar edhe në vitin 2007 por zbatimi i tij ishte shtyrë për një periudhë tre-vjeçare, ndërsa në vitin 2010 ligji u anulua.

Proteste e autoshkollave ne Shkup
Proteste e autoshkollave ne Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button