Komunikacioni pa ndalesa, në disa vende me mbetje të borës së zbutur

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta me mbetje të borës së zbutur pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë.

Të reshura të borës me intensitet të dobët në orët e hershme të mëngjesit vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Mavrovë, Shtip, Saramzalino, Pavleshenc, Dellçevë dhe Kulla.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshme në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes të veçantë nevojitet në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button