Vazhdim i ri i seancës së 85­-të të Kuvendit

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, në lexim të parë, i propozuar nga deputetët e opozitës, në suaza të seancës së 85­-të.

Në rend dite janë, gjithashtu, plotësimi i Ligjit për nëpunësit administrativ, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhete, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik, si dhe propozim­ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronë shtetërore dhe shoqërore, parashtruar nga një grup deputetësh dhe të gjitha në lexim të parë.

Deputetët në suaza të seancës duhet të prononcohen edhe për Propozimin e ligjit për plotësimin e Ligjit për mbrojtje, në procedurë të shkurtuar dhe për Propozimin e ligjit për infermiere dhe akushere në lexim të parë, si dhe për disa interpretime autentike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button