MPB: Shkallë e lartë rreziku për jetën e Janevës dhe bashkëpunëtorët e saj

Duke pasur parasysh shkallën e lartë të rrezikut të jetës dhe integritetit personal gjatë kryerjes së detyrave të punës në Prokurorinë Speciale Publike, nga Ministria e Punës së Brendshme është kërkuar një numër i caktuar i punonjësve të policisë për prokuroren publike Katica Janeva dhe për bashkëpunëtorët e saj, prokurorë thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton Portalb.
Prokurorja speciale, Katica Janeva dhe ekipi i saj kanë kërkuar përforcim të sigurimit pas fjalimit të djeshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në të cilën, mes tjerash ashpër e sulmoi edhe Janevën.

Përndryshe, në fjalimin e djeshëm, kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskinë konferencën e Unionit të Grave, tha se “dikush mundohet të vijë në pushtet me mashtrim, me bashkëpunim me shërbime sekrete të huaja, me bashkëpunim me kriminelë, falsifikatorë, Çausha, Vanhojta, Katica dhe shitës të mjegullave”./Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button