Dybalas po i rritet çmimi, e kalon edhe Pogban

Maurizio Zamparini kishte të drejtë, që në verë i kërkoi Juventusit, rreth 40 milionë euro për kartonin e tij, sepse tashmë Paulo Dybala vlen më shumë se edhe vetë Paul Pogba.

Nëse mesfushorin francez, kampionët e Italisë e vlerësojnë 100 milionë euro, kartoni i argjentinasit pas magjive të njëpasnjëshme të Dybalës e ka kaluar këtë shifër.

“Një fenomen i lindur” vetëm kështu mund të përkufizohet 22-vjeçari i lindur në Laguna Larga. Falë paraqitjeve fantastike të Paulos, Juventusi arriti kuotën e 11 fitoreve radhazi në këtë kampionat, dha javë pas jave po kërcënon gjithnjë e më shumë Napolin që mban kreun e klasifikimit. Interi tashmë është 4 pikë pas dhe për këtë përveç se Massimiliano Allegrit dhe e skuadrës bardhezi merita më e madhe është e Dybalës që ndaj Romës realiozoi golin e 12-të në Serinë A dhe të 14-tin sezonal.

E krahasojnë me Messin, Kun Agueron dhe Tevezin, por më shumë sesa me tre bashkombëasit e tij Paulo Dybala ngjason me një supertalent i aftë për të marrë i vetëm skuadrën për dore. Klasi i tij nuk ka fund dhe me të drejtë tifozëve të Juves u sjell në mendje Alex Del Pieron, kapitenin legjendar të bardhezinjëve. Një pjesë shumë e madhe e fazës sulmuese të kampionëve të Italisë kalon nga këmbët e tij.

Magjitë e Dybalës në fushë nuk kanë fund. Duke qenë një sulmues nga i cili priten gjithmonë golat të lënë pa fjalë, aftësitë e 22-vjecarit për të lexuar ndeshjet dhe për të luajtur edhe në funksion të shokëve të skuadrës. Te Juventusi i këtij sezoni Paulo Dybala bën gjithçka, bën Tevez-in por mbi të gjitha bën edhe Pirlon. Ekzekuton të gjitha goditjet standarte madje ndaj Veronës dhe Udineses ka arritur të realizojë. Edhe nga këndi është ai që kroson drejt zonës, përvec se pozicionin e sulmuesit të parë dhe atij të dytë, Dybala bën në mënyrë të shkëlqyer edhe fantazistin në mesfushë pasi deri tani përvec 12 golave në kampionat numëron edhe 6 asiste. Në 10 ndeshjet e fundit 22-vjecari ka shënuar ose ka dhënë të paktën një pasim për gol. Juventusi është me fat që e ka pasi një lojtar me gjenialitetin i tij tashmë mund të vlejë edhe më shumë se 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button