Deputetët: Gjykimi i çlirimtarëve, prek themelet e shtetit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth ngritjes së aktakuzës për ish udhëheqësit e UÇK-së, të njohur si grupi i Drenicës. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se është koha e duhur për të dal në shesh e vërteta pasi vetëm ajo krijon besimin pa të cilin nuk mund të jetoj asnjë demokraci.

“Kjo akuzë është e padrejtë. Ne besojmë në luftën e drejtë dhe të pastër të luftës së UÇK-së. Ne besojmë se lufta e pastër e luftëtarëve nuk mund të gjykohet as nuk duhet të dënohen. Këta burra dhe djem që sot po akuzohen ishin shpresa e mijëra qytetarëve por mbijetesë fizike dhe jo e kundërta. Aktakuza e ngritur kundër bashkëluftëtarëve të Adem Jasharit prek vet lirinë dhe themelohet e shtetit të Kosovës. Kjo aktakuzë e ngritur mbi shpifje nga ata që na vranë e masakruan është fyerja më e rënd që i bëhet Drenicës dhe djemve me të mirë të saj. EULEX-i me gjykimin e drejt ndaj luftëtarëve të lirisë mund të përfundoj mandatin e vet me dinjitet pa e devijuar besimin në një mision të parealizuar dhe të devijuar”, ka thënë ajo.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka përshëndetur lirimin e grupit të Gjilanit, derisa e ka quajtur si montime politike të gjitha gjykimet ndaj ish ushtarëve të UÇK-së. Ai ka kërkuar që të heqin dorë nga historia pasi lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button