Aksion për të dehurit e fundjavës, 28 personave u hiqet patenta

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës, kontrolle të shumta janë kryer nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve me Radar dhe Drager, për matjen e alkoolit:

– 18 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara brenda qytetit;

– 10 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

– 30 masa janë marrë për mangësi në dokumentacion;

– 4 drejtues mjeti në gjendje të dehur janë arrestuar, përkatësisht Y. Dervishi (34 vjeç), A. Mehmeti (37), F. Iseni (23), N. Leka (53);

– 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur është arrestuar për tentativë korruptimi të punonjësit të policisë. Shtetasi në fjalë Kristjan Sulo (34 vjeç), banues në Lushnjë, tentoi t’i jepte efektivit të policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë një kartmonedhe 2.000 lekëshe në këmbim të mos bllokimit të lejes së drejtimit të automjetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button