Gruevski – kandidat presidencial i VMRO – DPMNE?

Ljupço Popovski, kolumnë – “ Në çfarë beson Zoran Zaev”, Utrinski Vesnik
Që të përcjell porosi të pranueshme për votuesit, Zaevi duhet të shpjegojë një koncept më të gjerë për socialdemokraci vizionare, e jo mbrojtëse, dhe të bëhet lider transformues.

Petar Arsovski, kolumnë – “ Ahengu mundet të fillojë” , Utrinski Vesnik
Askush nuk mundet të parashikojë se si do të jetë atmosfera politike pas pesë vitesh dhe për këtë shkak nuk duhet të largohet opsioni që Gruevski mundet të jetë  kandidat presidencial për VMRO – DPMNE.

Aleksandra M. Mitevska, editorial – “ Debat buxhetor – sfidë politike”, Utrinski Vesnik
Ngjarjet që ndodhën kah fundi i vitit të kaluar duhet të jenë mësim  edhe për shumicën në pushtet – buxheti nuk është dokument që mundet të bartet me mbivotim dhe me manifestim force.

Erol Rizaov, kolumnë-“ Buxhet ose bunar”, Utrinski Vesnik
Qytetarët e Maqedonisë meritojnë, në vend të kërcënimeve, të dëgjojnë se do të prezantohet transparencë komplete dhe vëllim i harxhimit të parave të tatimpaguesve. Ata duan të shohin se paratë janë të atyre.

Katerina Neshkova, koment – “ Çomovski i censuruar”, Dnevnik
Nëse gazetari Çomovski i shpëtonte interesin publik dhe lirinë duke i shuar dritat e TV A1, duke paralajmëruar me simbolikë errësirë mediumesh, e pas kësaj të kalon në shërbimin publik, atëherë do të mundej edhe një herë të tregon sakrificë të njëjtë në emër të shtetit.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “ Klasa e mesme- pozitë e mjerë”, Dnevnik
Shumica e sociologëve dhe ekspertëve ekomik janë dakord që klasa e mesme, e cila është seriozisht e luhatur me krizën ekonomike në botë, do të jetë e para e cila do ta ndjejë përparimin ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button