Problemi i emrit nuk do të jetë në fokusin e diplomacisë amerikane

Sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland ka deklaruar se problem i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk do të jetë në fokusin e diplomacisë amerikane, as në mandatin e saj të ri. 

Në paraqitjen e prioritetetve të punës së saj, Nuland ka thënë se në të kaluarën personalisht vetë ka harxhuar shumë energji për tejkalimin e kësaj çështje, por kësaj radhe vendimin duhet ta marrin vetë shtete dhe jo SHBA. 

“Sa i përket Maqedonisë, unë vetë në të kaluarën, veçanërisht për vitin 2008 në Samitin e NATO-s në Bukuresht, vetë personalisht i përvesha krahët. Kujtohem se si vetë persoanlisht e kam pas takuar kryeministrin Gruevski edhe drejtuesit grekë, kur tentonim ta zgjidhnim problemin. Besoj se ka dy ose më shumë formulime të cilat duhej të ishin të pranueshme për të dyja palët. Bëhet fjalë për dialog, lidership dhe zgjedhje, nëpërmjet dy vendeve dyuhet të zgjedhin”, tha Nuland.  

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland deklaroi gjithashtu se SHBA-ja është e inkurajuar nga dialogu Prishtinë – Beograd dhe me progresin e arritur nën patronatin e BE-së. 

“SHBA-ja jep mbështetje të plotë për këtë proces dhe për këtë nevojitet përkrahja jonë e mëtejshme, që të munden dy vendet ta plotësojnë qëllimin e tyre dhe në tërësi të integrohen në strukturat evropiane”, deklaroi ajo në tribunën e Këshillit atlantik në Uashington. 

Nuland shtoi se SHBA-ja është e zhgënjyer nga situata në BeH dhe thotë se “nëse liderët në këtë vend vazhdojnë të bllokojnë progresin drejt BE-së dhe NATO-s”, SHBA-ja dhe  partnerët e tjerë ndërkombëtarë duhet të rishikojnë qasjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button