Zyrtari amerikan: Partnerët s’po bëjnë asgjë kundër ISIS

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-ve, Ashton Carter, ka thënë se disa partnerë të koalicionit kundër ISIS “nuk po bëjnë asgjë” për ta ndihmuar ShBA-në që ta shkatërrojë këtë grup terrorist, transmeton Klan Kosova.

“Shumë prej tyre nuk po bëjnë mjaftueshëm, ose asgjë”.

“Ne mund të kryejmë shumë gjëra, mirëpo do ishte mirë që edhe të tejrët të kryejnë pjesën që u takon”, është shprehur Carter.

Ai ka pas deklaroi se shteti i tij ka nevojë për një mik si Turqia.

“Turqia është një mike e vjetër e jona”.

“Por, ajo duhet të punojë më shumë në mbrojtjen e kufirit me Sirinë”, është shprehur Carter.

Këtë deklaratë sekretari amerikan i tha gjatë një interviste në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button