Katër të vrarë nga të shtënat në Kanada

Katër veta janë vrarë kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në provincën Saskaçeuen të Kanadasë, njofton REL.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë më herët se pesë njerëz janë vrarë, por kjo shifër është përmirësuar më vonë.

“Të shtënat në shkollë kanë qenë ankthi më i keq i çdo prindi”, ka thënë Trudeau.

Sulmuesi i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Autoritetet kanë thënë se nuk do të zbulojnë identitetin e viktimave, derisa hetimet për sulmin janë në proces.

Kanadaja ka ligje më të rrepta për armët krahasuar me Shtetet e Bashkuara dhe të shtënat masive në atë vend janë relativisht të rralla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button