Edhe Will Smith kundër Oscars

Edhe aktori Will Smith i është bashkangjitur gruas së tij Jada Pinkett-Smith dhe regjisorit Spike Lee në bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, e cila do të mbahet në muajin e ardhshëm, si shenjë proteste për mos nominimin e asnjë aktori me ngjyrë në asnjërën nga 20 kategoritë për të dytin vit me radhë.

“Gruaja ime nuk do të shkojë. Ne kemi diskutuar rreth kësaj. Ne jemi pjesë e këtij komuniteti. Por në kohën që ndodhemi tani, ne ndihemi jo rehat për të qëndruar aty dhe të themi se çdo gjë është në rregull”, ka thënë Smith në emisionin Good Morning America të televizionit ABC, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button