Avokado, të gjitha përfitimet e këtij fryti

Kur mendojmë për avokadon, themi: Kujdes! Një fryt, me shumë kalori. Po, është e vërtetë, avokado ka përqindje të lartë kalorie,160 Kcal për 100 gramë, por përfitimet që marrim duke konsumuar këtë fryt janë të shumta.

Përfitimet

Për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, eliminon urinë. Edhe pse një frutë kalorike, ia vlen që ta bëni pjesë të dietës tuaj. Shumë aktore të Hollivudit e kanë pjesë të regjimit ushqimor; në blogje apo rrjetet sociale ato publikojnë foto të menyve të tyre ushqimore, duke këshilluar që avokadon ta bëni pjesë të mëngjeseve apo recetave të tjera shumë të ushqyeshme. Në blogun e saj, aktorja amerikane Gwyneth Paltrow në një prej mëngjeseve të saj këshillon ta konsumoni avokadon për mëngjes. Po kështu edhe Jessica Alba në një prej fotove të publikuar në “Instagram” në mëngjesin e saj këshillon avokado me bukë integrale dhe një filxhan të mirë kafeje. Jennifer Aniston, e njohur shumë për linjat e saj perfekte propozon një tjetër mënyrë të konsumimit të avokados, në sallatë.

Përbërja

Edhe pse e cilësuar si një frutë kalorike, acidi folik i cili gjendet në nivele të larta tek avokado, bëhet pengesë për sulmet në zemër. Gjithashtu përmban omega 9, aleat i shkëlqyer për të ulur nivelin e kolesterolit LDL në gjak dhe parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

“Yndyra të mira”

“Yndyra të mira” gjenden në përqindje të lartë tek avokado, këto yndyra quhen ndryshe edhe yndyrat e monoinsaturuara dhe të poliinsaturuara si ato që gjenden te vaji i ullirit, i lulediellit gjithashtu ato që gjenden te bajamet dhe peshku. Këto “yndyra të mira” përmbajnë elemente ushqyese të dobishme si vitaminat, antioksidantët si dhe acidet lyrore thelbësore si omega-6 dhe omega-3, gjithë këto elemente që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.

Vitaminat

Përmban gjithashtu vitaminat C dhe E, dy vitamina që punojnë së bashku për të luftuar radikalet e lira duke ngadalësuar plakjen.

Uria

Një gjysmë avokado në ditë largon urinë! Përfundim i dalë nga studimi i universitetit të Lomas, zhvilluar mbi përfitimet që marrim nga fruta e avokados. Dy grupe studentësh u bënë pjesë e studimit, 10 prej tyre iu tha të konsumonin avokado gjatë vaktit të drekës, ndërsa 10 studentë të tjerë nuk do konsumonin atë. Reduktim me 40% të urisë tek studentët që konsumuan avokadon, në krahasim me ata që nuk konsumuan. Studimi arriti në përfundimin se avokado largon urinë për 5 orë. Kombinimi i veçantë i yndyrës dhe fibrave në avokado ju bën të ndiheni i ngopur. Vetëm një gjysmë avokado e rrit prodhimin e leptinës, një hormon që na bënë të ndihemi të ngopur.

Lëkura

Vaji i avokados është një “fuçi vaji” për fytyrat e thata, gjithashtu ndihmon në parandalimin dhe formimin e rrudhave.

Aleat i qetësisë

E gjithë kjo falë serotoninës që kontribuon në rregullimin e humorit, veçanërisht kur merret me llojet tjera të vitaminave B. Kjo vitaminë redukton nivelet e homocisteinës, që gjendjet në sasi më të mëdha te njerëzit me depresion.

Parandalon tumoret

Fruta e avokados është dëshmi e parandalimit të tumoreve. Studimet kanë treguar se përbërësit në këtë frutë janë në gjendje për të kërkuar qelizat parakanceroze dhe kancerozet, duke i eliminuar pa dëmtuar qelizat e shëndetshme. Vaji i avokados përmban acid oleik dhe në studime të shumta ka treguar se mund të parandalojë kancerin e gjirit dhe prostatës.

Vlerat ushqyese (146.00 gramë)

Fibra 39.1%

Vitaminë A -2%

Vitaminë C-16%

Vitaminë K- 38.3%

Vitaminë D-0%

Vitaminë B6 -15%

Vitaminë B12-0%

Kalcium-1%

Folate -29.5%

Hekur -3%

Kalium -20.2%

Magnez-7%

Kalori (233)-12%

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button